Turqia e Azerbajxhani nisin ushtrime të përbashkëta ushtarake afër kufirit me Armeninë

Evropë

Turqia e Azerbajxhani nisin ushtrime të përbashkëta ushtarake afër kufirit me Armeninë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Turqia dhe Azerbajxhani kanë filluar ushtrime të mëdha ushtarake në pjesën lindore të Anadollit, afër kufirit me Armeninë.

Ushtrimet që do të mbahen nga 1 deri më 12 shkurt afër qytetit Kars janë shenja e fundit e thellimit të raporteve mes këtyre dy vendeve pasi Turqia e përkrahu haptazi Azerbajxhanin në fitoren e tij kundër forcave etnike armene gjatë luftës 6-javore për Nagorno-Karabakun.

Ministria turke e Mbrojtjes tha në një deklaratë se këto ushtrime kanë për qëllim që të sigurojnë koordinim dhe kapacitete luftuese në kushte dimërore, shkruan Free Europe.

Kjo ministri publikoi në rrjete sociale një video të dy helikopterëve luftues që e nderonin flamurin turk mbi kalanë e Karsit.

Më 30 janar, një qendër vëzhguese turko-ruse e filloi punën për mbikëqyrjen e armëpushimit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Luftimet për Nagorno-Karabakun u ndërprenë më 9 nëntor, kur u arrit marrëveshja e armëpushimit e ndërmjetësuar nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat