Gazetaret bjelloruse mund të përballen me tre vjet burg për raportimin e protestave kundër Lukashenkos

Evropë

Gazetaret bjelloruse mund të përballen me tre vjet burg për raportimin e protestave kundër Lukashenkos

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:22
Gazetaret bjelloruse

Dy gazetare bjelloruse që punonin për kanalin televiziv polak, Belsat, dolën në gjyq të martën në kryeqytetin Minsk, me akuza në lidhje me raportimin e tyre të protestave masive në vitin 2020.

Sipas Reuters, Yekaterina Andreeva dhe Darya Chultsova, një reportere dhe një kameramane për Belsat, ishin arrestuar në muajin nëntor pas një demonstrate.

Me muaj të tërë u zhvilluan protesta në Bjellorusi pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në muajin gusht ku doli fitues Alexandër Lukashenko, derisa opozita tha se ky rezultat ishte i manipuluar.

Motivi i këtyre protestave ishte dorëheqja e Lukashnekos.

Prokurorët akuzuan dy gazetaret për koordinimin e protestave duke transmetuar raportime të drejtpërdrejta.

Të dyja i kanë mohuar këto akuza, por të njëjtat mund të dënohen me tre vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat