Hungaria fillon sot përdorimin e vaksinës ruse

Evropë

Hungaria fillon sot përdorimin e vaksinës ruse

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:56
Ilustrim

Hungaria do të bëhet sot vendi i parë i BE-së që përdor vaksinën ruse Sputnik V kundër COVID-19, thotë zyrtari kryesor mjekësor i vendit. 

Fillimisht do të vaksinohen personat të cilët nuk vuajnë nga sëmundje kronike me vaksinën e Rusisë Sputnik.

2,800 dozat e para të Sputnik V do t'u jepen atyre që janë regjistruar për inokulime dhe se ndërsa Hungaria po përpiqej për "siguri maksimale"  për që vuajnë nga sëmundje kronike.

Rregullatori i ilaçeve i Hungarisë dha miratimin e përdorimit emergjent të vaksinësnë vend që të priste që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) t'i jepte asaj lejën.

Hungaria gjithashtu ka dhënë miratim për vaksinën kineze të Sinopharm.

Vendi me rreth 10 milion banorë ka planifikuar të marrë 600,000 doza Sputnik dhe gjysmë milioni doza të tjera të vaksinës së Sinopharm këtë muaj, duke e lejuar atë të shpejtojë programin e  inokulimit pavarësisht vonesave në shpërndarjet e vaksinave perëndimore.

Vendet e BE-së deri më tani janë mbështetur pothuajse tërësisht në vaksinën Pfizer-BioNTech por rregullatori i barnave në Hungari miratoi Sputnik V për përdorim muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat