Italia në pritje të vendimit të qeverisë, dryni në shkolla, bare e restorante? Gjashtë rajone futen në zonën e kuqe

Evropë

Italia në pritje të vendimit të qeverisë, dryni në shkolla, bare e restorante? Gjashtë rajone futen në zonën e kuqe

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Qeveria italiane do të njoftoj sonte për mbylljen e shkollave, bareve dhe restoranteve në pjesën më të madhe të vendit – me qëllim që të ndalet rritja e rasteve të reja me COVID-19.

Italia këtë javë ka tejkaluar shifrën prej 100 mijë të vdekurve nga pandemia e COVID-19, duke shënuar kështu rritje të rasteve të reja por edhe të atyre që kanë humbur jetën.

Autoritetet mbrëmë kanë regjistruar 26 mijë raste të reja me COVID-19, si dhe 374 tjerë që kanë humbur jetën nga coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas skenarit më “pesimist” rajonet e mëdha në veri të Lombardisë, Piemont, Veneto, Emilia-Romania si dhe Lazio e Kalabria, do të duhet të kalonin në zonën e kuqe, duke iu bashkuar rajoneve në jug të vendit – Kampania Bazilikat dhe Molize.

Hyrja në zonën e kuqe, sipas sistemit të ngjyrave që është në fuqi gjatë muajve të fundit, nënkupton mbylljen e shkollave, gjimnazeve dhe universiteteve, baret, restorantet  – duke përjashtuar “sistemin” merre me vete.

Lëvizja është kufizuar vetëm për shkuarje në punë, blerje të gjësendeve esenciale dhe përjashtim ka për ata që kanë probleme shëndetësore.

Toskana, Liguria, Ombria dhe Abruco do të munden sërish të gjenden në zonën me ngjyrë të portokalltë. Ndërkaq e vetmja Sicilia do të mbetet në të verdhën, derisa Sardinia në zonën e bardhë.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Italia kishte filluar fushatën e vaksinimit, por porositë prej atëherë janë ngadalësuar dukshëm dhe deri më sot janë vaksinuar vetëm 1.8 milion qytetarë nga 60 milionë sa i ka ky vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat