Arrijnë në Sarajevë, Turqia i dhuron 30 mijë vaksina Bosnjës

Evropë

Arrijnë në Sarajevë, Turqia i dhuron 30 mijë vaksina Bosnjës

Më: 28 mars 2021 Në ora: 18:48
Foto

Një aeroplan nga Ankaraja u ul në aeroportin e Sarajevës, ku transpportoheshin 30 mijë vaksinat kinez, Sinovac, të cilat shteti turk ua ka dhuruar boshnjakëve.

Aeroplani duhej të mbërrinte dje, por fluturimi u shty për sot për shkak të disa problemeve teknike, raporton klix.ba.

Ndihma turke u mirëprit në pistën e aeroportit nga Ministri i Sigurimit i Bosnje-Hercegovinës, Selmo Cikotic me zyrtarë nga Ambasada Turke.

Ozgur Sahin, i ngarkuari me punë i ambasadës turke në Sarajevë, kujtoi se anëtarët e presidencës së BH-së vizituan Republikën e Turqisë më 16 mars, kur ata kërkuan ndihmë në blerjen e vaksinave nga Turqia.

“Pas bisedimeve me Presidentin Erdogan, ne menjëherë filluam procedurën dhe përfunduam gjithçka në bashkëpunim me autoritetet e BH-së. Sot ne jemi të lumtur që këto vaksina kanë mbërritur. Në kohë të vështira, ne do të vazhdojmë të jemi me Bosnjë dhe Hercegovinën. Ne duam të mbështesim Qytetarët e Bosnjës në luftën kundër kësaj sëmundjeje dhe mbështetjen në çdo kohë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat