Terezin, kampi famëkeq ku i internuan mbi 150 mijë hebrenj

Evropë

Terezin, kampi famëkeq ku i internuan mbi 150 mijë hebrenj

Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Qyteti Çek i Terezin – Theresienstadt në gjermanisht – njihet si vendi i një kampi përqendrimi dhe getoje naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më shumë 150 mijë hebrenj janë internuar në Terezin në atë kohë, nga të cilët rreth 35 mijë humbën jetën aty. Por ky vend ishte më shumë se një geto apo kamp tranzit, ai ishte pjesë e një përpjekje propagandistike të nazistëve për ta paraqitur si një vend ku hebrejtë jetonin të lumtur. Gazetari i BBC, Rob Cameron, i cili ka vizituar kampin tregon si ka funskinuar kampi famëkeq:

“Kështu është shfaqur edhe në një film të vitit 1944, të quajtur Theresienstadt ku hebrejtë prezantoheshn në lojëra sportive apo edhe aktivitete kulturore. Kjo ishte e gjtha e turpshme sigurisht, sepse pas disa muajve, këta njërëz përfshirë futbollistët dhe regjisori që u soll forcërisht në këtë vend për të bërë këtë film, u ekzekutuan të gjithë në kampin e Aushvicit”. Ndërsa shumë të tjerë humbën jetën këtu.

Një nga të mbijetuarit, dr. Petr Riesel rrëfen vujatjet nga uria, dhe mizoria që përjetuan aty. Terezin për të mishëron frikën e tmerrshme për mbijetesë të mijëra njerëzve të pafajshëm.

Sot shumë nga ndërtesat që dikur strehonin dhjetëra mijëra hebrenj, jo vetëm nga Çekosllovakia por nga e gjithë Evropa, tani janë në gjendje të degraduar. Terezin u ndërtua në vitin 1790. Shpopollimi i tij me rreht 75% të rezidentëve ndoshi gjatë viteve 90, dhe kjo bëri që gjithçka të shkonte drejt rrënimit. Ky kamp tani është një vend përkujtimi, ndëra të shumtë janë edhe vizitorët që vijnë çdo vit. Është diskutuar për të nisjen e një rikontruskioni por edne asgjë nuk është bërë për shkak të mungesës së fondeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat