Policia arreston punonjësen e spitalit që vrau katër persona në Berlin

Evropë

Policia arreston punonjësen e spitalit që vrau katër persona në Berlin

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:59
Berlin

Policia në Gjermani ka arrestuar një punonjëse të spitalit nën dyshimin për vrasjen e katër personave në një klinikë në afërsi të Berlinit.

Policia ka gjetur pa shenja jete katër persona nëpër dhomat e klinikës ortopedike në Potsdam, në periferi të Berlinit.

Sipas policisë, lëndimet trupore te viktimat kanë qenë rezultat i dhunës së shkaktuar nga një palë e tretë.

Sipas mediave gjermane, viktimat janë sulmuar me thikë. Policia ka bërë të ditur se të gjitha viktimat ishin pacientë të klinikës dhe disa prej tyre kishin çrregullime për të cilat kërkohej përkrahje respiratore.

Mediat, duke cituar burimet brenda Policisë, kanë raportuar se punëtorja e arrestuar, me të mbërritur në shtëpi, i ka rrëfyer bashkëshortit për vrasjen e katër personave.

Ai menjëherë ka lajmëruar policinë, ndërkaq motivet e vrasjes ende nuk janë bërë të ditura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat