Pas goditjes që përjetuan nga pandemia, rihapen klubet e natës në Berlin

Evropë

Pas goditjes që përjetuan nga pandemia, rihapen klubet e natës në Berlin

Më: 23 maj 2021 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Pas goditjes së përjetuan nga pandemia, klubet e natës në Berlin kanë filluar të rihapen.

Klubet po hapin hapësirat e tyre të jashtme për koncerte ose organizime të vogla, por ata që shkojnë duhet ta kenë testin negativ për COVID-19 ose një certifikatë vaksinimi.

Anëtarja e bordit të Komisionit të Klubit të Berlinit, Pamela Schobess, u shpreh e kënaqur me vendimin për lehtësim të masave.

“Tani po hapen klubet, ne mund të organizojmë koncerte të vogla, natyrisht duke respektuar rregullat anti COVID”, ka thënë ajo.

Performuesit, të ftuarit dhe pronarët thanë se ishin shumë të lumtur që klubet po hapen sërish, shkruan AP.

Të gjithë shpresojnë që numri i infeksioneve do të vazhdojë të ulet edhe më tutje dhe të rritet numri i të vaksinuarve. Gjithsesi, ende nuk dihet se kur klubet do të jenë në gjendje të bëjnë organizime të mëdha, siç bëheshin para pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat