“Morëm informacion për bombë”, Lukashenko reagon për herë të parë për arrestimin e gazetarit: Po niset një luftë

Evropë

“Morëm informacion për bombë”, Lukashenko reagon për herë të parë për arrestimin e gazetarit: Po niset një luftë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 17:10
Aleksandër Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko i doli në mbrojtje autoriteteve vendase, lidhur me devijimin e një avioni gjatë fundjavës dhe akuzoi udhëheqësit perëndimorë se po përpiqeshin të ndërhynin në punët e vendit, duke akuzuar se ata kishin kaluar linjat e kuqe në sulmet e tyre ndaj shtetit.

Udhëheqësi bjellorus tha se vendi i tij kishte arsye kur kërkoi që aeroplani të ulej, pasi sipas raporteve, në bord kishte eksploziv dhe duke vepruar në këtë mënyrë kishin shmangur një tragjedi. Ai tha se kishte vepruar ligjërisht për të mbrojtur jetën e njerëzve, shkruan The Wall Stret Journal

“Ne iu përgjigjëm në mënyrë adekuate informacionit të marrë. Si do të reagonin Shtetet e Bashkuara në një situatë të tillë në funksion të përvojës së tyre të trishtuar?”, tha Lukashenko në një fjalim para parlamentarëve të mërkurën, komentet e tij të para që nga incidenti i së dielës.

“Siç e parashikuam, njerëzit e këqij të jashtëm dhe të brendshëm kanë ndryshuar metodat e sulmit ndaj vendit. Ata kanë kapërcyer shumë vija të kuqe dhe kanë kapërcyer kufijtë e arsyes së shëndoshë dhe moralit njerëzor”, tha Lukashenko.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe SHBA ishin të shpejtë për të dënuar uljen e detyruar të aeroplanit, në bordin e së cilit ndodhej edhe gazetari Roman Protasevich, i cili u arrestua më vonë.

Të hënën, ata ranë dakord të vendosnin një raund të ri sanksionesh ndaj Bjellorusisë dhe të ndalonin linjat ajrore të saj të hynin në hapësirën ajrore të bllokut dhe aeroportet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat