Papa Françesku i habit të gjithë, i puth tatuazhin të moshuarës bjelloruse

Evropë

Papa Françesku i habit të gjithë, i puth tatuazhin të moshuarës bjelloruse

Më: 26 maj 2021 Në ora: 20:47
Papa Françesku, i puth tatuazhin të moshuarës bjelloruse

Papa Françesku ka habitur me veprimin e tij, teksa ka puthur tatuazhin e një guraje që mbijetoi në kampin e përqendrimit Aushvic.

Gjatë një grumbullimi besimtarësh këtë të mërkurë, Papa u takua me Lidija Maksimoviç, e cila u dëbua nga Auscheitz-Birkeau nga Bjellorusia, kur ajo ishte tre vjeç. Ajo tregoi Papës numrin që nazistët i shkruan në krahë, e në këtë moment, Papa Françesku u përkul dhe e puthi.

Maksimoviç, u shpreh për “Vatican News” se nuk ka shkëmbyer fjalë me Papën, ndërsa ka shtuar se e kanë kuptuar numrin e njëri-tjetrit nëpërmjet syve. Maksimoviç kaloi tre vite në seksionin e fëmijëve në Auschwitz, ku iu nënshtrua ekspertimeve nga Josef Mengele, i njohur si “Engjëlli i vdekjes”.

Kur kampi u çlirua, ajo u birësua nga një familje polake.

Papa më parë ka bërë homazhe për të mbijetuarit e Holokaustit, duke përfshirë një vizitë në Qendrën Përkujtimore Yad Vashem në Izrael në vitin 2014, si dhe një vizitë tek shkrimtarja dhe poeti 88-vjeçar hungarez Edith Brook në apartamentin e saj në Romë në shkurt të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat