Sulmohet çifti homoseksual nga një bandë fëmijësh

Evropë

Sulmohet çifti homoseksual nga një bandë fëmijësh

Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Një çift homoseksualësh u sulmua mbrëmë në Palermo, në rrugën e Universitetit në Itali. Një grup fëmijësh i rrethuan ata në rrugën afër Maqueda, në qendrën historike të qytetit.

Të dy, nga Torino, ata ishin me pushime dhe po kërkonin një hotel.

Fëmijët së pari i fyen sepse ishin kapur për dore dhe pastaj i rrethuan dhe i sulmuan. Një nga dy viktimat u plagos dhe u shpëtua nga stafi shëndetësor dhe u dërgua në dhomën e urgjencës.

Policia po heton ngjarjen, ndërsa ka marrë imazhet e sistemeve të mbikëqyrjes së kamerave në zonë për të gjetur autorët e gjestit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat