Fillon gjykimi ndaj 13 personave për abuzim online të një adoloshenteje në Francë

Evropë

Fillon gjykimi ndaj 13 personave për abuzim online të një adoloshenteje në Francë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 19:10
Francë

Një tinejxherë franceze ka marrë pjesë në ditën e parë të një seance gjyqësore kundër 13 personave që akuzohen se kanë dërguar mesazhe abuzive pasi ajo kishte postuar video duke kritikuar islamin, raporton BBC.

Mila ishte 16-vjeçare kur postimi i saj i parë në Instagram bëri bujë.

Ajo që nga atëherë ka marrë 100 mijë mesazhe urrejtje, ka thënë avokati i saj, dhe jeton 24 orë nën mbrojtje policore.

Dhjetë burra e tri gra të moshës nga 18 deri 30 vjet janë në gjykatë për mesazhet abuzive ndaj saj. Tetë akuzohen se kanë bërë kërcënime me vdekje.

Mila, që tash ka mbushur 18 vjet, është identifikuar vetëm me emër në Francë.

Storia e saj ka ngjallë debat në lidhje me lirinë e shprehjes, si dhe me mbrojtjen e fëmijëve nga bullizmi online.

Një mësues ishte vrarë në tetor të vitit të kaluar afër një shkolle në Paris, ditë pasi u tregoi karikatura të profetit Muhaed një klase për të diskutuar për lirinë shpresjes.

Para seancës gjyqësore tinejxherja postoi një mesazh duke kërkuar përkrahje: “Së bashku të refuzojmë jetesën në frikë”.

Duke folur në gjykatë të enjten, avokati i saj Richard Malka tha se jeta e Milas u vodh, ndonëse ajo nuk theu asnjë ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat