Qeveria Gjermane dënon intervistën me Roman Protasewitsch

Evropë

Qeveria Gjermane dënon intervistën me Roman Protasewitsch

Nga: Sherif Ramabaja Më: 4 qershor 2021 Në ora: 18:16
Roman Protasevich

Blogeri Bjellorus e vlerësoi me admirim Aleksandër Lukashenkon në televizionin shtetëror. Ndër të tjera, prindërit e tij supozojnë se deklaratat e djalit të tyre janë bërë nën presion.

Qeveria federale dënoi fuqishëm një intervistë me blogerin Roman Protasevich, emituar në televizionin shtetëror Bjellorus. "Pas një uljeje të detyruar, nën pretendime të rreme, gazetari opozitar rrëmbehet nga  aeroplani së bashku me partneren e tij, vihet pas hekurave dhe përpunohet atje aq psikologjikisht dhe ndoshta edhe fizikisht, që ai e bën këtë rrëfim krejtësisht të padenjë dhe të pabesueshëm -  ", tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.

"Ky është një turp për stacionin që e transmeton atë intervistë, dhe për udhëheqjen Bjelloruse, e cila tregon edhe një herë të gjithë përbuzjen e tyre për demokracinë dhe, në të vërtetë, duhet thënë edhe përçmimi për qeniet njerëzore," tha Seibert. Mendimet e qeverisë federale janë me Protasevich dhe të gjithë qytetarët e tjerë të Bjellorusisë , të cilët trajtohen në mënyrë çnjerëzore për bindjet e tyre dhe për një luftë paqësore për të drejtat civile.

Televizioni shtetëror bjellorus transmetoi një intervistë të regjistruar me kritikun e burgosur të qeverisë Protasevich, e cila ndoshta ishte bërë me detyrim. Në të, 26-vjeçari, i cili padyshim që ndihet jo rehat, rrëfen se ai ka bërë thirrje për protesta dhe e vlerëson pozitivisht sunduesin Aleksandër Lukashenko . Protasevich thotë në video se ai admiron Lukashenkon. Me një zë ndonjëherë të dridhur, ai bën akuza kundër anëtarëve të tjerë të opozitës Bjelloruse.

Në intervistën e studios me Protasevich, transmetuesi shtetëror Bjellorusi ONT e reklamoi atë si një "spektakël emocional". Protasevich mund të vërehej me fytyrë serioze, por me siguri paraqitej muzikë dramatike në sfond të tij.

"Ata e kanë thyer atë"

Përmbledhjet e intervistës të botuar nga gazetarët në Twitter tregojnë dëmtime në kyçet e Protasevich. Babai i blogerit të arrestuar tha se intervista ishte një dëshmi e marrë përmes torturave. "Unë e njoh shumë mirë djalin tim dhe mendoj se ai, kurrë nuk do të thoshte diçka të tillë", tha Dmitri Protasevich. Video është bërë si rezultat i "abuzimit, torturave dhe kërcënimeve".

"Ata e thyen dhe e detyruan të thoshte atë që ishte e nevojshme," tha babai i Protasevich. Më dhemb të e shohë intervistën. "Unë jam shumë i shqetësuar".

"Unë as nuk mund të imagjinoj metodat e torturës - si psikologjike ashtu edhe fizike - djali im është aktualisht i ekspozuar," tha nëna e blogerit, Natalia Protasewitsch. "Thjesht shikoni se çfarë kyçesh të prera thellë ka, çfarë inflamacioni shihej." Mëngët e gjata të këmishës së tij, mund të fshehin shenja të mëtejshme abuzimi, tha ajo.

Kreu i Qendrës së të Drejtave të Njeriut Vyazna në Bjellorusi, Ales Byalyatski, tha diçka të ngjashme: "Çfarëdo që të thotë tani, është propagandë e pastër", tha Byalyatski përpara transmetimit. Protasevich u përball me "akuza të padrejta, por shumë serioze" dhe kështu u "kërcënua të paktën në mënyrë psikike" dhe është vënë nën presion.

Tichanovskaya gjithashtu e konfirmon dhunën

Liderja Bjelloruse i opozitës Svetlana Tichanovskaya tha në Varshavë: "Me ushtrimin e dhunës ju mund t'i bëni njerëzit të thonë atë që dëshironi." Kohët e fundit ka pasur shumë video në të cilat zyrtarët e opozitës Bjelloruse akuzuan veten dhe u penduan për veprimet e tyre. Këto regjistrime bëhen gjithmonë nën presion. Prandaj deklaratat nuk kanë kuptim. "Puna e një të burgosuri politik është të mbijetojë."

Protasevich dhe partneria e tij u arrestuan me 23 maj, pasi fluturimi i tyre me Ryanair u detyrua të ulej në kryeqytetin Minsk nga një avion luftarak Bjellorus, duke udhëtuar nga Athina në Vilnius . Si përgjigje, vendet e BE mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët nga Bjellorusia dhe lëshuan një ndalim uljeje. Linjat ajrore nga BE morën vendim që të ndalonin fluturimet, mbi vendin e qeverisur autoritar.

Autoritetet Bjelloruse akuzojnë Protasevich për organizimin e demonstratave anti-qeveritare, pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale vitin e kaluar. Pas zgjedhjeve, të cilat u mbuluan nga akuzat masive të mashtrimit, pati protesta masive të papara, të cilat Presidenti Lukashenko kishte vendosur t´i shtypte me dhunë. Mijëra demonstrues u arrestuan, shumë prej tyre raportuan tortura. Sipas Vyasna, 449 të burgosur politikë janë aktualisht në paraburgim.

Bjellorusia njoftoi masa hakmarrëse

Bjellorusia njoftoi masa hakmarrëse për shkak të sanksioneve të SHBA "Ne nuk mund ta injorojmë këtë qasje jo-miqësore", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Anatoly Glas të enjten. Prandaj, SHBA do të duhet të shkurtojë stafin e saj diplomatik në Minsk dhe procedurat e vizave për shtetasit e SHBA, do të shtrëngohen. Për më tepër, autoritetet Bjelloruse anuluan lejen e punës për Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Sipas një raporti, qeveria gjermane ka përgatitur rreth 2.9 milion euro për të mbështetur gazetarët e përndjekur politik nga Bjellorusia. Kjo u raportua nga gazetat e Redaksisë Netzwerk Deutschland (RND), duke cituar një përgjigje nga Sekretari i Shtetit i Zyrës së Jashtme, Miguel Berger, ndaj një kërkese nga eksperti i gjelbër i Evropës Lindore në Bundestag, Manuel Sarrazin. Prandaj, paratë janë planifikuar gjithashtu për media të pavarura brenda dhe jashtë Bjellorusisë, në vitin aktual 2021.

 

Fondet kanë për qëllim të ofrojnë këshilltar ligjor për gazetarët e arrestuar ose të akuzuar. Sipas raportit, është gjithashtu e mundur të zëvendësohet teknologjia, ose softuerat e dëmtuar. "Nuk ka fund vala brutale e shtypjes kundër gazetarëve të pavarur në Bjellorusi," tha Sarrazin për RND. Prandaj është e rëndësishme që Berlini, të mbështesë mediat e pavarura në vend dhe në mërgim. Në shumë raste, ndihma e drejtpërdrejtë dhe e shpejtë është thelbësore.

Burimi : ZEIT ONLINE, dpa, AFP, jci

Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat