Fabrika ruse që mund të shkaktojë katastrofë të ngjashme me atë të Çernobilit

Evropë

Fabrika ruse që mund të shkaktojë katastrofë të ngjashme me atë të Çernobilit

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Një zyrtare e shtetit rus paralajmëroi të mërkurën se një fabrikë e braktisur e kimikateve në Siberi mund të shkaktojë një katastrofë mjedisore të ngjashme me aksidentin bërthamor të Çernobilit në vitin 1986 nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për ta trajtuar atë.

Fabrika e Usolyekhimprom, e cila prodhoi klor dhe kimikate të tjera në rajonin e Irkutsk, u braktis për shkak të falimentimit në vitin 2017. Por fabrika përmban ende një sërë substancash toksike. Zyrtarja, Svetlana Radionova, tha se kishte vizituar kohët e fundit objektin dhe ndër të tjera, zbuloi puse të mbushura me mbeturina vaji që potencialisht mund të dilnin dhe të derdheshin në Angara, një lumë i madh Siberian.

“Ky është në thelb territori i një katastrofe mjedisore. Ne duhet të veprojmë tani përndryshe do të kemi një ‘Çernobil ekologjik’ që rrezikon njerëzimin”, tha Radionova në një intervistë për mediat. Shkrirja në termocentralin bërthamor të Çernobilit në prill të vitit 1986 ishte aksidenti më i rëndë bërthamor në botë dhe detyroi dhjetëra mijëra njerëz të evakuoheshin ndërsa shpërndau re të materialit bërthamor në të gjithë Evropën duke shkaktuar vdekje të shumta.

“Askush nuk e di se çfarë ka atje (në sitin Siberian)”, tha Radionova, duke shtuar se kishte parë atje një sasi të madhe mbetjesh merkuri që duhej “de-mërkurizuar”, dhe tanke, disa prej tyre nën presion, që përmbajnë mbetje të rrezikshme.

“Kjo është një ndërmarrje e madhe me kimikate të rrezikshme, e cila është në një gjendje gjysmë të shkatërruar. Pronarët e saj neglizhentë i shteruan burimet e saj përfundimtare dhe e bllokuan atë”.

Pronarët e fabrikës nuk u janë përgjigjur pretendimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat