Britani/ Sherr për parkingun, i shtyp makinën me traktor!

Evropë

Britani/ Sherr për parkingun, i shtyp makinën me traktor!

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 16:29
Foto

Momentet dramatike kur një fermer i acaruar nga zënka për një vend parkimi merr përpara me traktor një makinën e rrezikon dhe jetën e drejtuesit të saj, u bënë virale në internet.

Ngjarja ndodhi në Co Durham të Britanisë. Pamjet treguan sesi fermeri i drejtohet me traktor mjetit dhe e merr përpara derisa e hedh në ajër dhe e përmbys. Ai nuk ndalet, edhe pse shoferi përpiqet dëshpërimisht ta pengojë.

“Shoferi ka në dorë vetëm një telefon, fermeri ka pirunin e traktorit, kush thoni e fiton këtë betejë”, shkruan një përdorues i rrjeteve sociale që pa imazhet e pazakonta. një tjetër sakaq mendon se fermeri ka gjithë të drejtën të reagojë në atë mënyrë, pasi makina sipas tij, ka hyrë në pronë private.

Më herët një tjetër fermer, i tërbuar nga fakti që një turist i kishte bllokuar rrugën e shtëpisë me makinën e tij ndërsa shijonte pejsazhin e bukur të zonës, kishte mbyllur gardhin e ishte larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat