Burri sulmon gruan 18 herë me thikë pasi ia kërkoi ndarjen, zgjohet nga koma pas 40 ditësh

Evropë

Burri sulmon gruan 18 herë me thikë pasi ia kërkoi ndarjen, zgjohet nga koma pas 40 ditësh

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Një grua 50 vjeçare nga Italia, ka dhënë shenjat e para të jetës, pas një gjendje kome, për 40 ditë.

50 vjeçarja, Paola Piras, u dërgua në spital pasi ishte sulmuar nga ish-partneri i saj, një 30-vjeçar Pakistanez, i cili u përpoq ta vriste atë.

Ai e sulmoi 18 herë me thikë, në të gjitha organet e saj jetësore dhe fakti që gruaja arriti të mbijetojë, konsiderohet mrekulli, sipas mjekëve.

Historia e Paola Piras ka emocionuar të gjithë Italinë.

Mësohet se 30 vjeçari ka sulmuar gruan, pasi ajo i kishte kërkuar të ndahen, ndërsa ai nuk dëshironte.

Momentin e sulmit djali i gruas, 19 vjeç, u përpoq të mbrojë nënën e tij, si pasojë djali humbi jetën.

Pesëdhjetë vjeçarja, sapo u zgjua, kërkoi të fliste me Mirkon, me djalin e saj. Për momentin, psikologët dhe mjekët e spitalit nuk i kanë thënë të vërtetën se Mirko, nëntëmbëdhjetë vjeç, u vra nga autori.

Mjekët kanë frikë se nëse, në këtë fazë, gruaja mëson lajmin e humbjes tragjike të birit, shëndeti i saj mund të përkeqësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat