Varka me emigrantë fundoset në ishullin Lampedusa të Italisë, 7 të vdekur

Evropë

Varka me emigrantë fundoset në ishullin Lampedusa të Italisë, 7 të vdekur

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 06:27
Foto ilustrim

Shtatë persona vdiqën si rezultat i fundosjes së një varke që mbante migrantë të parregullt jashtë ishullit Lampedusa në jug të Italisë.

Në orët e para të këtij mëngjesi ndodhi një katastrofë e re migrantësh në brigjet e ishullit Lampedusa në pjesën tokësore më të afërt të Afrikës në Detin Mesdhe.

Sipas lajmeve të agjencisë ANSA, shtatë migrantë të parregullt, një prej të cilave ishte shtatzënë, humbën jetën në anijen që u fundos pesë milje larg ishullit Lampedusa.

Gjithashtu thuhet se ekipet e Rojës Bregdetare Italiane që ndërhynë në incident shpëtuan 48 persona, ndërsa nëntë persona ishin zhdukur.

Migrantët e shpëtuar dhe trupat e shtatë personave të vdekur u dërguan në Lampedusa.

Ndërkaq, theksohet se numri i emigrantëve që mbërrijnë nga Afrika e Veriut në ishull është 660, ku në muajt e verës ardhja e emigrantëve të pa parregullt rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat