Aeroplani luftarak i Belgjikës përplaset në një ndërtesë të bazës ajrore

Evropë

Aeroplani luftarak i Belgjikës përplaset në një ndërtesë të bazës ajrore

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:14
Foto

Derisa në orët e para të mëngjesit po bëhej gati që të ngritet në ajër, një aeroplan luftarak F-16 i Belgjikës ka pësuar një aksident.

Ai u përplas në një ndërtesë të bazës ajrore të forcave holandeze  në Leuvarden, ku si pasojë janë lënduar dy persona, e këtë e kanë konfirmuar ushtria holandeze dhe ajo belge.

Ky incident në bazën ajrore në Leuvarden, për fat të mirë nuk ka shkaktuar ndonjë zjarr apo shpërthim.

Megjithatë ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë incident, për të cilin ka njoftuar komanda e forcave ajrore holandeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat