Në Firencë ndalohen shëtitjet në mbrëmje për ta penguar mbipopullimin

Evropë

Në Firencë ndalohen shëtitjet në mbrëmje për ta penguar mbipopullimin

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 23:20
Firencë të Italisë

Autoritetet në qytetin turistik italian të Firencës kanë njoftuar se njerëzit do të ndalohen nga zonat më të njohura të jetës së natës në qytet.

Ky vendim erdhi pasi turistë të shumtë po kthehen në Itali ndërsa autoritetet po përpiqen të shmangin mbipopullimin gjatë pandemisë, shkruan CNN.

Kryetari i Firencës, Dario Nardella, ka nënshkruar një urdhëresë që ndalon njerëzit të enden nëpër zona të njohura enjten, të premten dhe të shtunën në mbrëmje deri në një njoftim tjetër.

Ani pse vendasit nuk e kanë mirëpritur këtë lajm, këto rregulla do të jenë në fuqi deri në fund të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat