Profili i kreut të grupit të grabitësve të Mikonosit dhe kodet e bandës

Evropë

Profili i kreut të grupit të grabitësve të Mikonosit dhe kodet e bandës

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 19:10
Mikonos

Kreu i “Fantazmave”, siç policia greke ka cilësuar grupin e grabitësve shqiptarë që u arrestuan së fundmi në Mikonos si autorë të dyshuar të dhjetra grabitjeve në këtë ishull kishte krijuar te fqinjët imazhin e një personi familjar të urtë e “që shihte punën e tij”.

Megjithatë, sipas asaj që raportojnë mediat greke gjatë ditës ai u fshihej fqinjëve dhe pothuajse qëndronte mbyllur në shtëpi për të krijuar përshtypjen se ishte i punësuar, ndërsa puna e vetme që bëntë ishte ajo e vjedhjeve natën, së bashku me “kolegët” e tij.

Mediat greke nuk publikojnë emrin e tij, por thonë se ai ishte truri që zgjidhte banesat që duheshin grabitur, orarin dhe mënyrën se si duheshin grabitur. Shënjestrat përzgjidheshin me kujdes dhe pas disa ditësh vazhgime për të gjetur pikat e dobta të sigurisë së vilave që grabiteshin gjatë natës pa lënë gjurmë dhe pa dëshmitarë okularë.

Në pranga përfunduan gjashtë burra dhe një grua të moshës nga 23 deri në 35 vjeç. 35-vjeçari thuhet se ishte kreu i grupit. Një pakujdesi e grupit, gjatë një grabitjeje të muajit maj të këtij viti ka çuar policinë greke në identifikimin e tyre.

Sipas raportimeve policia u vu në ndjekje të tyre pas grabitjes së një vile në zonën e Marathit në ishullin e Mikonosit. Gjatë arratisjes personat lanë pas një elektrik dore dhe një bluzë. Analizimi i këtyre dy provave çoi policinë greke drejt autorëve të grabitjeve.

Gjatë zbardhjes së bisedave telefonike të tyre, policia greke thotë se për të vjedhur ata përdornin kode.

“Të shkojmë në punë”, apo “shkojmë për kafe” ishin kodet për vjedhje, ndërsa vetëm “kafe” ishte kodi i objekteve me vlerë të markës Luis Vitton. “Ata me dy rrota” ishte kodi që i referohej policisë, që në këtë ishull lëviz përgjithësisht me motoçikleta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat