Greqia do të nisë vaksinimin vullnetar për 15-17 vjeçarët

Evropë

Greqia do të nisë vaksinimin vullnetar për 15-17 vjeçarët

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i Kujdesit Shëndetësor në Greqi, Marios Themistokleous dhe Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theo kanë dhënë detaje të reja rreth procesit të vaksinimit.

Themistokleous dhe Theodoridou njoftuan se nga java e ardhshme në Greqi do të hapet platforma për adoleshentët nga 15-17 vjeç të cilët me miratimin e prindërve dhe me vullnetin e tyre do të mund të aplikojnë për vaksinën e ARN-i, vaksinë e cila ka rezultuar më efektive për adoleshentët.

Mutacioni Delta ka sjellë ndryshime për shkak të transmetueshmërisë së tij të lartë dhe ndikimit të ashpër që ky mutacion ka.

Theodoridou thotë se më të rrezikuarit nga ky mutacion janë personat e pa vaksinuar dhe kryesisht personat me sëmundje shoqëruese.

“Të katër vaksinat që ne kemi janë efektive, duke filluar nga Pfize, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson. Por një dozë e vaksinave kundër Covid mbron 33 %, ndaj është e domosdoshme aplikimi i një doze të dytë.

Po ashtu me rëndësi është respektimi i masave, si mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena personale, sidomos kohët e fundit ku shihet se për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike, këto masa po neglizhohen.

Gjithashtu dua të theksoj se personat nën 18-vjeç janë më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje, por ata kur bëhet fjalë për transmetueshmërinë këtu ndryshon gjithçka. Adoleshentët mund të transmetojnë edhe më lehtë se fëmijët e vegjël, ndaj vaksinimi i tyre ndihmon në luftën kundër Covid”, shtoi më tej ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat