Në Portugali regjistrohen mbi 4 mijë raste me Covid-19 në 24 orë

Evropë

Në Portugali regjistrohen mbi 4 mijë raste me Covid-19 në 24 orë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Portugalia, një nga vendet më të prekura nga Covid-19 po përballet më një shpërthim të variantit Delta, duke regjistruar 4000 raste në 24 orë. Vendi me 10 milion banorë regjistroi 4,153 raste të reja, dhe pothuajse gjysma e tyre (1,928) u regjistrua në Lisbonë.

Në nivel kombëtar, ky është numri më i lartë i regjistruar që nga data 10 shkurt, kur Portugalia ndodhej në karantinë. Varianti i Delta, i cili ka shkaktuar një ringjallje të rasteve në Portugali  gjatë javëve të fundit, është bërë dominues në vend.

Sipas raportit të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (Insa) i botuar të martën, frekuenca relative e variantit Delta, e identifikuar për herë të parë në Indi, ishte pothuajse 90% . Në Lisbonë dhe rrethinat e saj si dhe në rajonin turistik Algarve në jug, Delta përbën pothuajse 100% të rasteve të reja.

60% e popullsisë ka marrë një dozë të një vaksine kundër Covid dhe 42% është vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të fundit. Që nga fillimi i pandemisë, vendi ka regjistruar 17,182 viktima dhe 916,559 raste, sipas autoriteteve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat