Stuhia e vërshimeve prekë edhe Austrinë, përmbytet plotësisht një qytet

Evropë

Stuhia e vërshimeve prekë edhe Austrinë, përmbytet plotësisht një qytet

Nga: M.L. Më: 17 korrik 2021 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Qyteti i vjetër i Hallein është përmbytur plotësisht

Pas Gjermanisë dhe Zvicrës, austriakët tani po dridhen nga përmbytjet. Autoritetet kanë deklaruar nivelin më të lartë të paralajmërimit. Përmbytjet e para të rënda ndodhën të shtunën në mbrëmje, raporton Blick.ch përcjell “Bota sot”.

Alarm vjollce në Austri

Pas përmbytjeve tragjike në Gjermani, tani fqinjët lindorë gjithashtu po dridhen. Autoritetet paralajmërojnë shi të madh, breshër dhe përmbytje të mundshme.

Arsyeja për këtë është gjithashtu këtu zona me presion të ulët të Bernd-it, që shkaktoi reshje të mëdha shiu dhe përmbytje në Zvicër. Kjo tani po zhvendoset ngadalë në lindje dhe kështu bie drejtpërdrejt mbi Austrinë.

Të shtunën në mbrëmje kishte stuhi të forta në rajonin në jug të Salzburgut. Qyteti i Hallein duket veçanërisht i prekur. Regjistrimet e dëshmitarëve okularë tregojnë një qendër të qytetit të përmbytur plotësisht. Kotbach, i cili normalisht rrjedh përmes Hallein, tani ka vërshuar nëpër rrugë, duke marr me vete gjithçka që i del përpara.

Popullsisë ndërkohë i është kërkuar të qëndrojë në shtëpi, të mos hyjë në garazhe dhe bodrume nëntokësore dhe gjithashtu të qëndrojë larg digave të lumenjve. Sipas "Salzburger Nachrichten", njerëzit tashmë është dashur të evakuohen nga zona e rrezikshme me helikopter. Kryetari i bashkisë Hallein flet për një "katastrofë".

"Situata është shumë e tensionuar, ndonjëherë dramatike," tha një zëdhënës i policisë. Sidoqoftë, aktualisht nuk raportohen të lënduar.

Sipas raportimeve moti qetësohet javën e ardhshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat