Me pranga në duar, 30-vjeçari që vrau të dashurën: Ja deklarata e tij

Evropë

Me pranga në duar, 30-vjeçari që vrau të dashurën: Ja deklarata e tij

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 18:01
Greku që vrau të dashurën e tij

Greku që vrau të dashurën e tij një ditë më parë teksa ndodheshin me pushime është transferuar pasditen e sotme në prokurorinë e Naxos. Me pranga në duar ai u dërgua në portin e Ishullit, prej nga ku udhëtoi me një varkë lundruese drejt marinës greke e cila e transportoi drejt Prokurorisë së Naxos.

Ai akuzohet për vrasje me dashje të të dashurës së tij ngjarje ndodhur një ditë më parë. 30-vjeçari po udhëtonte bashkë me partneren e tij 26-vjeç me makinë. Ata u grindën dhe ndaluan në një zonë shkëmbore.

E reja doli nga makina dhe ai e ndoqi për ta shtyrë më pas në det. Kur mësoi se ajo kishte humbur ndjenjat vrasësi u largua nga vendi i ngjarjes duke braktisur sendet e tij personale derisa u gjet më pas nga policia.

Ata kishin pasur debate përgjatë ditëve të fundit deri të premten pasdite. I riu i tha policisë se u përpoq ta shpëtonte atë por kur pa që ajo ishte pa ndjenja u largua. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat