Ngjarje e rëndë në Greqi/ Aksidenti automobilistik u merr jetën 3 emigrantëve

Evropë

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Aksidenti automobilistik u merr jetën 3 emigrantëve

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Tre emigrantë humbën jetën dhe katër persona u plagosën rëndë në një aksident automobilistik që ndodhi të premten pasdite në kryqëzimin e Nea Bafra në Serres, Greqi.

Sipas mediave greke aksidenti ndodhi pas një përplasjeje të madhe të dy automjeteve, njëra prej të cilave po transportonte emigrantët.

Të plagosurit u transportuan me ambulanca të EKAB në spitale.

Në të njëjtin vend pati një aksident me makinë me dy emigrantë të vdekur më 4 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat