​“Ferri” mbërriti në Evropën jugore

Evropë

​“Ferri” mbërriti në Evropën jugore

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Spanja ndoshta do të ketë ditën më të ngrohtë të vitit sot, me temperatura që kalojnë 45 gradë Celsius në pjesë të Gadishullit Iberik.

Autoritetet italiane kanë shtuar numrin e qyteteve që janë nën një paralajmërim të kuq për shkak të rreziqeve shëndetësore, si pjesë e valës së të nxehtit.

Në provincën jugore spanjolle të Granadës, ku zhiva në termometër u ngrit në 40 gradë Celsius deri në mesditë, pak njerëz dolën jashtë.

Autoritetet në Itali kanë shprehur shqetësimin për të moshuarit dhe njerëzit e tjerë në rrezik duke futur paralajmërime për nxehtësinë në 16 qytete.

Meteorologët kanë parashikuar temperatura rreth 45 gradë Celsius për qytetet Palermo dhe Catania, dhe 37 gradë Celsius për Romën, Firencën dhe Bolonjën.

Italianët kërkuan pushim në det dhe në male nga anticikloni i quajtur me vend "Lucifer", i cili i sjell ajër të nxehtë nga Afrika, ndërkohë parashikohet që temperaturat e larta do të vazhdojnë deri nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat