Kafshët e kopshtit të Romës mbrohen nga i nxehti

Evropë

Kafshët e kopshtit të Romës mbrohen nga i nxehti

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 23:13
Foto

Kopshti zoologjik i kryeqytetit italian Romë po i shpërndante sot fruta të ngrira kafshëve të tij për t’i mbrojtur nga temperaturat e nxehta, si dhe për t’u siguruar që ato të kenë sheqer të mjaftueshëm në dietën e tyre.

Roma njihet se ngjason me Tiranën sa i përket pozicionimit gjeografik dhe si rrjedhojë dhe temperaturave dhe motit.

Ajo është përfshirë nga vala e të nxehtit ku gjendet i gjithë kontinenti, edhe pse moti pritet të freskohet kësaj jave.

“Ky është një rast i mirë që kafshët të hanë ushqim të mirë, por dhe të zbaviten me të”, tha drejtori i kopshtit zoologjik Francesco Petretti për rrjetin AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat