Mbretëria e Bashkuar rrit pagat në 8.8 përqind, pasi ka mungesë të punëtorëve

Evropë

Mbretëria e Bashkuar rrit pagat në 8.8 përqind, pasi ka mungesë të punëtorëve

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 11:36
Ilustrim

Rritja e pagave në Mbretërinë e Bashkuar, në 8.8 përqind, më i larti që kur filluan regjistrimet në 2001, rezulton në atë që mungesat e fuqisë punëtore po i shtojnë pagat, të paktën në disa sektorë.

Mungesa e madhe e drejtuesve të kamionëve, për shembull, ka rritur normat e tyre të pagave dhe ka shtyrë disa kompani të paguajnë shpërblime shtesë, shkruan The Guardian.

Dixons Carphone, e cila zotëron “Currys PC World” dhe “Carphone Warehouse”, po ofron edhe më shumë, një bonus prej 1 mijë e 500 pounds për ruajtjen e shoferëve dhe kamionëve të saj dhe të njëjtën stimul parash edhe për rekrutët e rinj.

Rritja më e lartë e pagave ka të ngjarë të ushtrojë presion rritës mbi inflacionin dhe kjo mund të bëjë që Banka e Anglisë të rrisë normat e interesit më shpejt nga sa pritej, thonë disa ekonomistë.

Por disa të tjerë besojnë se mungesat e fuqisë punëtore dhe rritja e pagave do të zvogëlohen brenda pak muajsh, veçanërisht pasi skema e pushimit të qeverisë do të fillojë të përfundojë në fund të shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat