Brukseli kërkesë vendeve të BE-së ‘të strehojnë afganët më të rrezikuar

Evropë

Brukseli kërkesë vendeve të BE-së ‘të strehojnë afganët më të rrezikuar

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 23:46
BE

Komisioni Evropian i kërkoi sot vendeve anëtare të BE-së që të strehojnë nga Afganistani njerëzit “që janë më në rrezik”.

“Gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut në Afganistan janë ata që janë më të rrezikuarit, gratë në veçanti,” – tha në një deklaratë Komisionerja për Çështje të Brendshme Ylva Johansson.

Komisionerja Johansson tha se BE duhet të shtojë angazhimin duke rritur kuotat e pritjes së atyre që po shpërngulen nga Afganistani dhe që kanë nevojë për mbrojtje.

Talibanët shpërndanë dhunshëm të mërkurën një protestë që u mbajt në lindje të Afganistanit. Kjo ishte nisma e parë kundër talebanëve nga qytetarët afganë, teksa një person u raportua se humbi jetën.

Ndërkohë presidenti Ashraf Ghani dhe familja e tij u raportuan se janë zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Zhvendosja e tij atje erdhi pasi në fundjavë ai u largua nga Kabuli.

Në Kabul mijëra njerëz janë përpjekur të largohen nga vendi përmes aeroportit.

Ndërkohë talebanët kanë zhvilluar takime me ish-zyrtarë nga qeveria e rrëzuar e mbështetur nga Perëndimi. Në to ka marrë pjesë edhe ish-Presidenti Hamid Karzai si dhe udhëheqësi kryesor politik, bashkëthemeluesi, Mullah Abdul Ghani Baradar që u kthye pas ekzilit nga Katari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat