​Turqia: BE nuk mund të mbështetet te ne për të zgjidhur çështjen e refugjatëve

Evropë

​Turqia: BE nuk mund të mbështetet te ne për të zgjidhur çështjen e refugjatëve

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 18:38
Ilnur Çevik

Këshilltari kryesor i presidentit turk, Ilnur Çevik, paralajmëroi se vendet evropiane nuk mund të mbështeten në Turqinë për të përballuar rritjen e numrit të refugjatëve afganë.

Çevik ka thënë për Radio 4 se kjo situatë nuk do të jetë si me Sirinë, ku gjithçka ishte falas, shkruan BBC.

"Komuniteti ndërkombëtar gjithashtu duhet t'i përgjigjet këtij problemi, nuk është vetëm problemi i Turqisë," tha Çevik.

Ai ka shtuar se "Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore nuk mund të presin që Turqia ta zgjidhë problemin vetë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat