Protesta kundër masave kufizuese, 4 policë të plagosur

Evropë

Protesta kundër masave kufizuese, 4 policë të plagosur

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Katër policë janë plagosur sot dhe 50 persona janë arrestuar një proteste në Berlin.

Mijëra njerëz u mblodhën në protestë për të kundërshtuar masat e qeverisë për shkak të pandemisë Covid-19.

Sipas policisë gjermane, disa nga protestuesit u përpoqën që të kalonin barrikadat rreth ndërtesës së Reichstag, ku edhe u përleshën me policinë, shkruan Reuters.

Katër policë u plagosën në përleshje, ndërsa 50 persona u ndaluan për sulmin ndaj forcave të zbatimit të ligjit.

Protestuesit, disa prej të cilëve mbanin maska, tundnin pankarta ku shkruhej “Unë kam një opinion” dhe “Covid-84”, duke aluduar në librin e George Orëell të vitit 1984 mbi gjendjen totalitare.

Policia ka ndaluar nëntë tubimet e planifikuara për sot, përfshirë një të organizuar nga lëvizja Querdenker nga Shtutgarti, lëvizja më e dukshme kundër masave të koronës në Gjermani, raporton agjencia AP.

Më shumë se 2,000 policë u vendosën rreth qytetit për t’iu përgjigjur demonstratave, të cilat u mbajtën pavarësisht ndalimeve.

Protestat e sotme vijnë në mes të një debati në Gjermani se si dhe nëse do të vendosen masa kufizuese për njerëzit e pavaksinuar, një çështje që po bëhet gjithnjë e më urgjente ndërsa rritet numri i rasteve të virusit. Në fillim të muajit gusht, protesta të ngjashme u mbajtën në Berlin, duke përfunduar në përleshje me policinë dhe qindra persona të ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat