Zjarr i madh në qendër të Torinos, pamjet nga vendi i ngjarjes

Evropë

Zjarr i madh në qendër të Torinos, pamjet nga vendi i ngjarjes

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh ra paraditen e kësaj të premteje në qendër të Torinos, në rrugën Lagrange dhe sheshin Carlo Felice.

Flakët, sipas asaj që shkruan ANSA, nisën në papafingon e një ndërtese.

Shkaqet mbeten ende për t’u qartësuar. Në vendin e ngjarjes shkuan makina të shumta zjarrfikëse, ndërsa shtëllungat e tymit mund të shiheshin në zona të ndryshme të qytetit.

Image

Ndërtesa dhe dyqanet në sheshin Carlo Felice dhe rrugën Lagrange u evakuuan.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë e zonja e ndërtesës u transportua drejt spitalit pasi u ndje keq kur pa tymin.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat