Pas kurorëzimit të Joanikijes, Gjukanoviç nxjerr jashtë Kishën Ortodokse Serbe nga Cetinje

Evropë

Pas kurorëzimit të Joanikijes, Gjukanoviç nxjerr jashtë Kishën Ortodokse Serbe nga Cetinje

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 21:24
Pamje nga Cetinja

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka përgatitur lëvizjen e fortë ndaj Kishës Ortodokse Serbe, pas incidentit të së djelës, ku Mitropoliti Joanikije u kurorëzua në Cetinje, i mbështetur nga forcat speciale të policisë dhe i dërguar me helikopter.

Kuvendi i Komunës së Cetinjës, që në shumicë drejtohet nga DPS e Gjukanoviçit ka paralajmëruar një mbledhje më 14 shtator, ku ka parashikuar që trualli i manastirit ku u kurorëzua Joanikije, nuk i takon Kishës Serbe, por Kishës Autoqefale të Malit të Zi.

Vendimi është i qepur dhe përfundimisht i ndalon pronësinë Kishës serbe në manastirin e Shën Pjetrit.

Ky vendim ka acaruar proserbët, që kanë nisur një ofensivë të fortë. Mediat serbe dhe ruse kanë nisur krijimin e një komiteti për të mos e lejuar këtë gjë. Jovan Markush, ish-kreu i Kuvendit të Komunës së Cetinjës ka marrë në dorë situatën, duke e konsideruar vendimin si të paligjshëm. Sipas tij komuna mund t’ja caktojë edhe “micky maus-it” pronësinë por kjo nuk është e ligjshme.

Ai ka kërcënuar Gjukanoviçin për luftë e përplasje civile.

“Njerëzit injorantë dhe të korruptuar nga qeveria diktatoriale e rënë duhet të pushojnë së gënjyeri se kush është pronari i manastirit të Cetinjes”,” tha Markush.

Gjukanoviç e ka bazuar thelbin e vendimit të tij në një vendim të vitit 1961, ku manastiri është pronë e komunës së Cetinjes. Dokumenti është lëshuar nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Republikës Popullore të Malit të Zi dhe i nënshkruar nga drejtori i atëhershëm i Institutit, Veljko Zhuriç.

Gjukanoviç ka mbledhur kryesinë e partisë së tij mbrëmë e ka vendosur se nuk do të lejojë që Mali i Zi të ndikohet nga një “qeveri kukull e Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat