Lava e vullkanit në Spanjë prek oqeanin

Evropë

Lava e vullkanit në Spanjë prek oqeanin

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Lava e vullkanit në Ishujt Kanarinë të Spanjës ka arritur gjatë natës në Oqeanin Atlantik, duke paralajmëruar eksplodime të mundshme dhe lirim të gazit toksik.

Në La Palmas deri tash janë shkatërruar 589 ndërtesa e 21 kilometra rrugë, si pasojë e zgjerimit të lavës.

Për disa ditë, zyrtarët kanë pritur se kur vullkani që shpërtheu më 19 shtator do të arrijë oqeanin.

La Palma, që ka rreth 85 mijë banorë, është pjesë e Ishujve Kanarinë, arkipelag në afërsi të Afrikës Veriperëndimore.

Ishulli është rreth 35 kilometra i gjatë dhe rreth 20 kilometra i gjerë.

Asnjë vdekje apo lëndim i rëndë nuk është raportuar, edhe pse janë evakuuar mbi 6000 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat