Historia e turkut i cili u zhduk pastaj ‘kërkonte veten’

Evropë

Historia e turkut i cili u zhduk pastaj ‘kërkonte veten’

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 10:44
Beyhan Mutlu 

Historia e Beyhan Mutlu u bë virale ditën e djeshme në rrjete sociale.

Pasi piu me miqtë e tij në pyll natën e 28 shtatorit në rrethin Inegol, Turqi u largua për të shkaur në shtëpi.

Pas një kohe miqtë e tij takuan gruan e  Beyhan Mutlu e cila u tregoi atyre se po i telefononte bashkëshortit të saj por nuk po i përgjigjej, miqtë e Mutlus të cilët menduan se ai mund të ksihte humbur në pyll njoftuan policinë, të cilët filluan kërkimin në pyll.

Në lidhje me këtë histori Mutlu është shprehur për mediat turke:

Në ditën e incidentit po pija së bashku me mikun tim në Inegol. Ishte vonë dhe u largova. Ju thashë se do shkoja në një shtëpi tjetër për të pushuar, por siç dukt ai nuk më kishte kuptuar. Kam fjetur rreth orës 01:00 të mëngjesit, u zgjova rreth orës 05:00 të mëngjesit. Kur pashë skuadrat jashtë, shkova tek ata dhe i pyeta se çfarë kishte ndodhur. Ata thanë se ishte zhdukur një person. Unë u bashkova me ta dhe fillova të kërkoja personin e zhdukur. Unë iu bashkova kërkimit pa e ditur se kush ishte personi i zhdukur. Pas rreth gjysmë ore ecje, Mutlu tha se e kuptoi që ekipet po e kërkonin atë pasi ata bërtisnin " Beyhan Mutlu’’. Duke dëgjuar emrin tim, një djersë e ftohtë më shpërtheu. Ju thashë se isha unë por ata nuk më besuan. Situata u zgjidh kur shoku im Mesut më pa. Kur ata ishin të sigurt se isha unë, ekipet buzëqeshën'. 

Mutlu tha se ai nuk i ka ndjekur lajmet nga shtypi i huaj të cilët e paraqitën atë  si 'njeriu që kërkon veten' dhe se ishte në axhendën e mediave sociale.

''Nuk kam lexuar asnjë lajm. Telefoni nuk punon shumë mirë këtu. Unë punoj në ndërtim. Do të doja të falënderoja ekipet komanduese të xhandarmërisë dhe ekipet e kërkim -shpëtimit që më mbështetën në rastin e zhdukjes. Përshëndetje për të gjithë. Nuk më intereson bota", është shprehur Mutlu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat