Momenti kur rrëzohet avioni i miliarderit me 8 persona në bord

Evropë

Momenti kur rrëzohet avioni i miliarderit me 8 persona në bord

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 20:18
Pamje nga videoja

Këto janë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur të shtunën e 3 Tetorit në Milano të Italisë, ku u shuan 8 persona.

Pamjet, e publikuara nga Corriere Della Sera, janë filmuar nga kamera e një automjeti.

Në to shihet momenti kur avioni Pilatus PC 12 bie pikiatë mbi një ndërtesë. Vetëm pak çaste pas përplasjes, shihen flakë e tym.

Avioni i vogël drejtohej nga Dan Petrescu, miliarderi rumun 68 vjeç.

Në bord ndodhej edhe bashkëshortja e tij, si dhe djali 30-vjeçar. Bashkë me ta humbën jetën edhe një mik i djalit të çiftit Petrescu, si dhe një sipërmarrës italian së bashku me familjen e tij, mes të cilëve edhe djali 2 vjeç.

Avioni sapo ishte ngritur nga Linate dhe kishte si destinacion Sardenjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat