Nata e parë e lirisë totale për të vaksinuarit në Greqi, fillojnë kontrollet e skanimet për të tjerët

Evropë

Nata e parë e lirisë totale për të vaksinuarit në Greqi, fillojnë kontrollet e skanimet për të tjerët

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 09:25
Ilustrim

Me një “pasaportë” të certifikatës së vaksinimit dhe ID-ve të tyre, të vaksinuarit plotësisht kthehen në përditshmërinë e tyre si para pandemisë në Greqi.

Ata do mund të argëtohen si më parë, pa maska, pa kufizime. Masat e reja që janë në fuqi sonte, edhe në zonat e kuqe në restorante dhe dyqane argëtimi, shoqërohen me kontrolle gjithëpërfshirëse pasi të pavaksinuarit do të vazhdojnë të ecin me maska dhe teste në të gjithë territorin.

Punëtorët e çdo vendi ku njerëzit shkojnë, kontrollojnë certifikatat e tyre të vaksinimit për të parandaluar që njerëzit e pavaksinuar të hyjnë në ambiente të mbyllura.

Kjo lëvizje sipas autoriteteve greke do të ndihmojë në sensibilizimin e shtimit të vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat