Shpërthim në një fabrikë baruti në Rusi, 16 të vdekur

Evropë

Shpërthim në një fabrikë baruti në Rusi, 16 të vdekur

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 06:42
Ilustrim

Të paktën 16 persona mbetën të vdekur nga një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë baruti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin Ryazan të Rusisë.

Sipas medieve shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që arsyeja e shpërthimit nuk është përcaktuar ende.

Zv.ministri i Shëndetësisë së Rusisë, Alexey Kuznetsov, informoi se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 16 persona.

Gjithashtu është plagosur një person dhe në lidhje me ngjarjen ka filluar një hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat