Ishin mbyllur brenda një kamioni, momenti kur policia britanike gjen një grup emigrantësh

Evropë

Ishin mbyllur brenda një kamioni, momenti kur policia britanike gjen një grup emigrantësh

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 19:48
Foto

Ky është momenti tronditës kur një grup migrantësh u gjetën në pjesën e pasme të një kamioni në aeroportin Heathrow të Londrës.

Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë grupin prej rreth nëntë migrantësh, përfshirë fëmijë të vegjël, të grumbulluar brenda automjetit ndërsa oficerët e policisë flasin me ta.

Skenat vijnë ndërsa shifrat e fundit të Qeverisë britanike treguan se gjithsej 19,533 njerëz kanë bërë udhëtimin 21 milje nëpër kanal me anije deri më tani në vitin 2021 – më shumë se dyfishi i 8,410 që arritën vitin e kaluar.

Dhe personi që ka marrë pamjet, i cili nuk donte të tregonte emrin e tij, tha për MailOnline: ‘Ishte një shok, kaq. Thjesht shok”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat