Rritet numri i finlandezëve që e shohin Rusinë si kërcënim, mbështetet anëtarësimi i vendit në NATO

Evropë

Rritet numri i finlandezëve që e shohin Rusinë si kërcënim, mbështetet anëtarësimi i vendit në NATO

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Përderisa rreth 60 për qind e finlandezëve e konsiderojnë Rusinë një kërcënim ushtarak dhe 45 për qind kanë një opinion negativ për vendin, mbështetja për t’u bashkuar me NATO-n gjithashtu ka parë një rritje të lehtë, zbulon një sondazh i realizuar nga Instituti i Biznesit Finlandez dhe Politikë (EVA).

Siç shkruajnë mediet e huaja, që nga sondazhi i mëparshëm i EVA-së në vitin 2012, opinionet negative për Rusinë janë rritur me 26 për qind.

Për sa i përket Rusisë, qëndrime më të favorshme apo 60 për qind gjenden te moshat mbi 65-vjeçare. Ndërkohë, mes atyre me diplomë akademike, vetëm 21 për qind mendojnë pozitivisht për Rusinë.

Midis partive politike më kritikët ndaj Rusisë janë votuesit e të Gjelbërve, të ndjekur nga Aleanca e Majtë, Partia Konservatore e Koalicionit Kombëtar dhe Partia Popullore Suedeze. Ndërsa votuesit për Partinë Finlandeze, Partinë e Qendrës dhe partinë e vogël liberale Lëvizja Tani janë më të favorshëm për Rusinë.

Instituti EVA thotë se sjellja e Rusisë në Ukrainën lindore, në Siri dhe trajtimi i Alexei Navalny janë shtytësit kryesorë të ndjenjës anti-Moskë.

Instituti Finlandez i Biznesit dhe Politikës ka anketuar gjithashtu opinionet rreth anëtarësimit të mundshëm në NATO.

Mbështetja për anëtarësimin e Finlandës është rritur me 4 për qind në 26 për qind. Por brenda partive mund të ndodhin disa ndryshime të rëndësishme.

Një vit më parë, shumica e atyre që votuan për Social Demokratët, Qendrën, Aleancën e Gjelbërve dhe të Majtë ishin kundër anëtarësimit në NATO. Sot, vetëm mbështetësit e Aleancës së Majtë dhe Lëvizjes Tani kundërshtojnë të qenit pjesë e NATO-s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat