​Itali: Një virus respirator godet të porsalindurit, mbushen plot spitalet

Evropë

​Itali: Një virus respirator godet të porsalindurit, mbushen plot spitalet

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Një virus që godet rrugët e frymëmarrjes po prek foshnjat në Itali, duke vënë në alarm autoritetet shëndetësore të këtij vendi.

Repartet pediatrike janë mbushur plot, shkruajnë mediat vendase e po ashtu edhe terapitë intensive për të porsalindurit.

Mjekët thonë se janë shtuar shumë rastet e bronkiteve dhe pneumonive, të cilat duket se janë shkaktuar pikërisht nga virusi në fjalë.

Infeksione të tilla konsiderohen përgjegjëse për gati 5% të vdekjeve te fëmijët nën moshën 5-vjeç në të gjithë botën.

Pandemia e COVID-19 kishte bërë që problemet e kësaj natyre të zbrisnin në një minimum historik, por tani po shfaqen sërish. Fabio Midulla, president i Shoqatës Italiane për Sëmundjet respiratore te të miturit, thotë se ky lloj virusi nënvlerësohet shumë.

Te fëmijët pak më të rritur, ai mund të kalojë me simptoma më të lehta si rinofaringite, temperaturë e kollë ndërsa te të porsalindurit, situata mund të jetë më shqetësuese, duke sjellë edhe bronkite të rënda.

Kundër këtij lloj virusi nuk ka aktualisht vaksinë, por Pfizer ka njoftuar së fundi se një studim i tij për sëmundjen në fjalë është tashmë në fazën 3 dhe ka hyrë në procedurë aprovimi të përshpejtuar nga FDA në SHBA./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat