Ndodh e papritura në Samitin e G20/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në zyrën e kryeministrit

Evropë

Ndodh e papritura në Samitin e G20/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në zyrën e kryeministrit

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 16:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ditën e sotme është duke u mbajtur samiti i G20 në Romë të Italisë. Samiti po mbahet lidhur me ndryshimet klimaterike, ku synohet që të arrijnë një marrëveshje për të kufizuar efektin e rritjes së temperaturave të cilat po shënojnë gjithmonë e më shumë rritje.

Mirëpo mijëra qytetarë po protestojnë jashtë për pandeminë e Covid-19.

"Ju sëmundje, ne shërim". "Ju G20, ne e ardhmja". "Ndaloni patentat, vaksinoni të drejtën globale".

Këto janë pankartat që hapin marshimin kundër G20 në Romë. Mijëra protestues marshojnë në zemër të qytetit, ndaj shteteve të fuqishme të botës.

Mësohet se disa të rinj kanë tentuar të hyjnë brenda mbledhjes. Kanq qenë foorcat e policisë, ata që i kanë ndalur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat