Përkeqësohet situata e COVID-19 në Rusi e Rumani, protesta në Britani

Evropë

Përkeqësohet situata e COVID-19 në Rusi e Rumani, protesta në Britani

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Rumania vazhdon të regjistrojë me qindra viktima dhe raste të reja me COVID-19. Njësitë e terapive intensive dhe spitalet ndiejnë dita ditës mbingarkesën me të sëmurë.

Sipas informacioneve zyrtare, 12.106 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit dhe me 413 viktima. 1858 qytetarë rumunë mbeten në gjendje kritike në njësitë e kujdesit intensiv.

Rusi

Autoritetet në Krime ngritën të shtunën disa pika kontrolli në hyrje të Sevastopolit dhe gadishullit duke kontrolluar drejtuesit për kodet e sigurisë të certifikatës së vaksinimit, pasi Rusia raportoi një numër rekord të infeksioneve të reja me koronavirus.

Task-forca e qeverisë ruse raportoi 40.251 infeksione të reja në 24 orë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 40.096 të raportuar të enjten. 1.160 njerëz humbën jetën nga virusi.

Kjo e çoi numrin zyrtar të vdekjeve të Rusisë nga COVID-19 në 237.3890, deri tani më i madhi në Evropë. Për të frenuar përhapjen e infeksionit, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një periudhë pushimi nga puna nga 30 tetori deri më 7 nëntor.

Qeveria shpreson që duke i mbajtur shumicën e njerëzve jashtë zyrave dhe transportit publik, do të ndihmojë në frenimin e përhapjes së virusit, por shumë rusë nxituan të përdorin kohën e lirë për një pushim bregdetar në Detin e Zi në Egjipt ose Turqi.

Britani e Madhe

Qindra kundërshtarë të pasaportës COVID u mblodhën për një marshim në Londrën qendrore, duke bllokuar rrugët kryesore në të gjithë kryeqytetin.

Ata gjithashtu marshuan drejt ambasadave kanadeze dhe australiane në Londër, për të treguar “solidaritet” me ata që kundërshtojnë kartat shëndetësore në nivel ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat