Autoritetet holandeze sekuestrojnë sasi rekorde të kokainës

Evropë

Autoritetet holandeze sekuestrojnë sasi rekorde të kokainës

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Zyrtarët e doganave bënë sekuestrimin më të madh të drogës në vitin 2021 në Portin e Roterdamit në Holandë, pasi u kapën 4.178 kilogramë kokainë.

Sipas një deklarate të publikuar nga Shërbimi i Prokurorisë Publike në Roterdam të dielën, zyrtarët doganorë e gjetën drogën në dy kontejnerë nga Paraguaji, të cilat u ngarkuan në një anije tjetër në Uruguaj.

Sasia e sekuestruar, e cila ka një vlerë të përllogaritur prej rreth 313 milionë eurosh, ishte fshehur brenda qeseve me sojë. Deklarata tha se sojat ishin “të destinuara për një kompani në Portugali”.

Droga u asgjësua, thuhet në deklaratë, duke shtuar se autoritetet holandeze janë duke hetuar më tej rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat