Emigrantët në kufirin Bjellorusi-Poloni ngrijnë deri në vdekje

Evropë

Emigrantët në kufirin Bjellorusi-Poloni ngrijnë deri në vdekje

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 00:52
Emigrantët

BBC ka marrë prononcime nga emigrantët që thonë se janë dëbuar ilegalisht nga Bashkimi Evropian dhe nga trupat kufitare polake.

Pranë kufirit midis Bjellorusisë dhe Polonisë, korrespondenti i BBC-së për Evropën, Nick Beake, gjeti emigrantë të bllokuar në një pyll, me temperaturat që gjatë natës biejnë afër ngrirjes. Mësohet se të paktën katër persona kanë vdekur.

Anëtaret e BE-së, Polonia, Letonia dhe Lituania kanë shpallur secila gjendje të jashtëzakonshme mes mijëra njerëzve që përpiqen të kalojnë nga Bjellorusia.

BE-ja ka akuzuar presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për përdorimin e emigrantëve si armë, ndërsa Polonia ka ndaluar punonjësit e ndihmës dhe gazetarët nga zona kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat