Pas një viti mungese prej bllokadës së pandemisë, dritat e sezonit të Krishtlindjeve qytetet europiane po ndizen sërish, me shpresën se falë vaksinimit, qeveritë nuk do jenë të detyrura të ndalojnë aktivitetet festive.
Përmes një ceremonie të veçantë ku mori pjesë edhe kryebashkiakja Anne Hidalgo u ndezën dritat e dekorit festiv të sezonit të Krishtlindjeve.
Ndriçimi i kuq shndriti gjithë gjatësinë prej 2 kilometrash të bulevardit kryesor Champs Elysees, në krye të të cilit ngrihet edhe harku i triumfit.
Me dekor festiv janë veshur edhe të gjithë bizneset përgjatë bulevardeve dhe shesheve kryesore të kryeqytetit francez.