​Një polic therret me thikë në Paris

Evropë

​Një polic therret me thikë në Paris

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Një oficer policie që nuk ishte në detyrë është plagosur rëndë sot nga një sulm me thikë në Paris, tha ministri i Brendshëm francez, Geral Darmanen.

Darmanen ka deklaruar në Twitter se është hapur një hetim dhe se autori është në kërkim.

Ai nuk ka treguar motivin e sulmit.

Televizioni francez BFM raportoi, duke cituar një burim të paidentifikuar nga policia, se polici u ther me thikë pas një debati me katër ose pesë persona në një qendër tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat