Putinit i vjen marre dhe nuk preferon të flas kur punonte si taksist

Evropë

Putinit i vjen marre dhe nuk preferon të flas kur punonte si taksist

Nga: F.B Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 10:25
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në një intervistë në një film dokumentar, ka deklaruar se viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, ai në një kohë ishte i detyruar të bënte edhe punën e taksistit, duke u shprehur se nuk preferon të flas për atë periudhë “pasi nuk ndjehet këndshëm kur flet për të”, transmeton “Bota Sot”.

Në një insert të filmit dokumentar “Historia e re”, që u shfaq ditë më parë në televizionin rus “Rusia 24”, ai ka folur për situatën e rëndë ekonomike, në të cilën ndodhej Rusia në dekadat e fundit të shekullit të kaluar.

Ai ka theksuar se në vitet e 90-ta në kohën e krizës së madhe ekonomike në një kohë ka punuar si shofer taksie, që nuk ishte lehtë.

Në atë kohë një numër i madh i ekspertëve dhe kuadrove të kualifikuara si shkencëtar, oficer ushtrie, punonjës të shërbimeve sekrete e kuadro tjera, ishin detyruara të punojnë si punëtorë fizikë.

"Asokohe, nganjëherë jam detyruar të punoj edhe unë si shofer taksie. Nuk preferoj dhe nuk ndihem këndshëm të flas për atë kohë, për fat të keq ajo ka ndodhur”, ka shpjeguar Putin.

Kjo i ka ndodhur pasi ai kishte braktisur punën në administratën e qytetit në Sankt Peterburg në kohën e kryetarit të atëhershëm që humbi zgjedhjet Sobçak.

Në filmin e dytë dokumentar lidhur me atë periudhë të punuar në vitin 2018, ai ka treguar se ishte i detyruar dhe ishte i gatshëm të punonte secilën punë, përfshirë edhe atë shofer taksie, pas braktisjes së punës në administratën e qytetit kur humbi zgjedhjet Antolij Sobçak në garën për kryetar të Sankt Peterburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat