​Shpërthimi i vullkanit tërheq dhjetëra turistë në ishullin francez të oqeanit

Evropë

​Shpërthimi i vullkanit tërheq dhjetëra turistë në ishullin francez të oqeanit

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Në ishullin Reunion në oqeanin Indian, ka shpërthyer sërish vullkani i malit Piton de la Furnes, duke tërhequr dhjetëra amatorë të spektaklit të zjarrit.

“Kjo zëvendëson fishekzjarret e vitit të ri”, thotë Marion, një nga vizitorët që ka ardhur të shohë shpërthimin në anën lindore të ishullit.

Vullkani i ishullit Reunion është nga më aktivët në botë së bashku me ata të Kilaua në ishujt Havai, Stromboli dhe Etna në Itali, dhe mali i Erebus në Antarktikë.

Një nga shpërthimet e tij më të gjata ishte ai që nisi në gusht 2006 dhe përfundoi në janar 2007.

Shpërthimi i tij i fundit ishte në dhjetor 2020.

Pauline Suzeau, mjeke franceze banore e ishullit, tha se shpërthimi ishte thuajse i papritur.

“Është një moment magjik. Kishte gati një vit që nuk ka pasur shpërthim dhe duket sikur është një spektakël për Krishtlindje”.

“Mua shpërthimi më duket si qetësues dhe emocionues. Këto gjëra mund t’i shohësh vetëm nëse je këtu.”

“Shikojmë se sivjet paskan ardhur dhe vizitorë. Është një simbol i bukur bashkësie për Krishtlindje”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat