​Nelson: Zgjidhja në BeH të arrihet në përputhje me Dejtonin, ndryshe do të ketë sanksione

Evropë

​Nelson: Zgjidhja në BeH të arrihet në përputhje me Dejtonin, ndryshe do të ketë sanksione

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 23:56
Eric Nelson

Administrata e SHBA-së është gati të vendosë sanksione të reja ndaj personave të përfshirë në praktika kriminale dhe korruptive në Bosnjë e Hercegovinë, deklaroi ambasadori i SHBA-së në Sarajevë Eric Nelson.

Ai tha se Bosnja është në krizë të rëndë politike dhe për këtë arsye është rritur interesimi i administratës amerikane në këtë fushë.

Nelson u bën thirrje të gjithë politikanëve që të përpiqen të arrijnë një marrëveshje dhe një zgjidhje, në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, ndryshe paralajmëron se sanksionet do të jenë në tavolinë.

“Është një regjim sanksionesh për ata që minojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Versioni i ri i rregullores ekzekutive përfshin korrupsionin dhe përfshin mundësinë e sanksionimit të atyre që mbështesin ata që minojnë progresin. Problemi themelor këtu është se korrupsioni në këtë vend është i madh. Kriza politike është një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë për politikanët për të larguar vëmendjen nga çështjet reale, problemet që ekzistojnë dhe vazhdojnë të minojnë institucionet që duhet të luftojnë korrupsionin dhe t'i mbajnë ata përgjegjës," tha Nelson për BNTV.

Ai tha se sanksionet eventuale do të drejtohen kundër individëve, jo të gjithë kombit teksa siguron se administrata amerikane mbështet konceptin e Dejtonit për BeH, dy entitete, tre popuj përbërës dhe të tjerë.

"Qëllimi ynë janë reformat që do të forcojnë sundimin e ligjit," tha ambasadori Nelson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat